Gjergj Vyshka 18.10.2014 11:35
Në përgjithësi, Tirana e ka dominuar ndeshjen ndaj Flamurtarit, ndërsa alternimi i lojtarëve të përvojës me të rinjtë e ka bërë skuadrën e Shehut, jo vetëm që të ketë dy pesëshe të gatshme, por dhe të përdorë të gjithë lojtarët.
Flamurtari i mbështetur vetëm tek Kaso, i cili duhet t’i bëjë të gjitha pikët për vlonjatët, duket se e ka pasur të vështirë përballimin e Tiranës. Bardheblutë janë shkëputur që në fillim 27-13.
Dhe në përfundim të pjesës së dytë kanë kryesuar deri në 19 pikë diferencë, 46-27. Mirëpo për shkak gabimesh, Flamurtari e ka fituar pjesën e tretë dhe ka ngushtuar deri në 60-48.
Më pas nuk ka më aventura, Tirana fiton ndeshjen 82-59. Është regjistruar dhe një incident mes Meminajt dhe gjyqtarit Canaj, ndërsa lojtari vlonjate ka reaguar për faullin e pestë.
Në fillim e ka ofenduar dhe më pas e ka pështyrë, ndërsa kështu ka marrë jo vetëm gabim teknik, por dhe teknik përjashtimi. Përtej këtij incidenti, gjithçka ka përfunduar paqësisht.
Tirana – Flamurtari 82-59
(27-13, 19-14, 14-21, 22-21)
Tirana: Jani (19), Lasku (9), Gjyzeli (20), Durrsi (2), Hasani / Vogli (6), Mara (4), Haxhiu (2), Vaqarri (7), Troja (6), Roshi (7). Trajner: B. Shehu
Flamurtari: Kaso (23), Mino (8), Toska (11), Gani, Meminaj (10) / Sotiri, Beko (7), Malaj. Trajner: V. Birçaj
Gjyqtarë: S. Halili, J. Gokaj (Shkodër), K. Canaj (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Java e parë
(16-17 tetor 2014)
Vllaznia – Apolonia 81-57
Tirana – Flamurtari 82-59
Kamza Basket – Partizani 63-68
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Vllaznia 1 1 0 81-57 2
- Tirana 1 1 0 82-59 2
- Partizani 1 1 0 68-63 2
- Kamza Basket 1 0 1 63-68 1
- Flamurtari 1 0 1 59-82 1
- Apolonia 1 0 1 57-81 1