Gjergj Vyshka 17.12.2015 07:55
Ashtu sikurse ishte paralajmëruar edhe ditë më parë nga Federata Shqiptare e Çiklizmit, dje pasdite në mjediset e Hotel “Mondialit” është bërë diplomimi i trajnerëve, të cilët ishin pjesëmarrës të kursit të kualifikimit të zhvilluar me instruktorë nga Federata Botërore dyrrotakëve.
Një kurs që ka ardhur në bashkëpunim me Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar, e cila e ka mundësuar atë nëpërmjet solidaritetit olimpik dhe Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC).
Në ceremoninë e dorëzimit të diplomave përveç presidentit të Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, dhe sekretarit të Përgjithshëm Alfred Tahiraj, ka qenë edhe Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i olimpizmit shqiptar, Stavri Bello.
Të diplomuarit janë 15 e ata janë: Adri Kasmi, Amarda Qosja, Amarildo Bega, Andi Qyqja, Armando Kalemi, Donaldo Mukaj, Enid Mero, Fatmir Cufaj, Indrit Xhuma, Jurgen Hoxha, Kastriot Mukaj, Olsian Velia, Shpati Karaj, Silvio Elezi dhe Vasil Kosta.
Të diplomuarit janë përshëndetur si nga Anxhaku, ashtu dhe nga Bezhani, ndërsa kursi i kualifikimit është zhvilluar nga data 19, deri më 26 nëntor 2016.