Gjergj Vyshka 16.12.2015 15:15
Pikëshënuesja më e mirë e ndeshjes midis Partizanit dhe Vllaznisë në volejboll për femra është Shqipe Molla e Vllaznisë me 19 pikë, pasuar nga Sara Shehu e Partizanit me 15 pikë, si dhe Picaku e Vllaznisë me 12 pikë. Në bllok kanë dalë fituese me nga një mur të saktë Goxhaj e Partizanit, Picaku, Molla, Peteza dhe Koçeku të Vllaznisë.
Në shërbim është fituese Meçorapoj e Partizanit me gjashtë rezultative pasuar nga Zhivanaj e Vllaznisë me pesë, Shehu e Partizanit, Picaku e Vllaznisë me katër, si dhe Molla e Vllaznisë me tre. Në përgjithësi ka qenë një ndeshje ku shërbimet e sakta janë kthyer në pikë.
Në total në katër sete Partizani ka realizuar 82 pikë prej të cilave 58 pikë vetë, kurse 24 pikë kanë ardhur nga gabimet e Vllaznisë. Në krahun tjetër Vllaznia në katër sete në total ka shënuar 92 pikë prej të cilave 72 pikë vetë, kurse 20 pikë kanë ardhur nga gabimet e Partizanit. Përfundimisht një fitore e merituar e Vllaznisë.
Partizani – Vllaznia 1-3
(25-17, 15-25, 20-25, 22-25)
Partizani: Reka, Shehu, Xhaferaj, Meçorapoj, Shaba, Gongo, Shera (L) / Kaçani, Balla, Goxhaj. Trajner: I. Thanasi
Vllaznia: L. Picaku, Zhivanaj, Sh.Molla, Vistaraj, Peteza, Kiri (L), Koçeku / Rranza. Trajner: S. Goga
Gjyqtarë: E. Preka, E. Zenullari (Tiranë)
Kupa e Shqipërisë
Volejboll – Femra
Grupi B
(“Fahrie Hoti” – Tiranë)
Të martën:
Tirana – Flamurtari 3-0
Partizani – Vllaznia 1-3
Të mërkurën:
Tirana – Partizani ora 16:00
Flamurtari – Vllaznia ora 18:00
Të enjten:
Partizani – Flamurtari ora 16:00
Vllaznia – Tirana ora 18:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Tirana 1 1 0 3-0 3
- Vllaznia 1 1 0 3-1 3
- Partizani 1 0 1 1-3 0
- Flamurtari 1 0 1 0-3 0