Gjergj Vyshka 16.12.2015 09:45
Kampionati i parë Kombëtar i Minifutbollit, siç ka dashur ta emërtojë Federata Shqiptare e Futbollit, ka luajtur javën e saj të katërt. Ajo që bie në sy është se në dy grupet e Tiranës dhe atë të Durrësit janë tre skuadra me pikë të plota.
Bëhet fjalë për KS “Ali Demin”, Tiranën dhe Ilirinë e Fushës, të cilat në katër javë kanë katër fitore duke pasur plot 12 pikë. Ali Demi ka mundur “Communication Progress”-in, 18-1, Tirana ka fituar ndaj “Eccobet”-it, 2-0, kurse Iliria ka mundur Durrësin e Ri, 8-1.
Të tjerat duket sikur luajnë vetëm për t’u renditur nga vendi i dytë deri në fund. Përfundimisht KS “Ali Demi”, Tirana dhe Iliria janë ato që duket se po dominojnë në këtë fillim minifutbollin shqiptar.
Kampionati i parë Kombëtar
i Minifutbollit – Meshkuj
Grupi A
Java e 4-rt
Trin – BKT 1-5
Communication Progres – KS Ali Demi 1-18
Plus Communication – Union Bank 2-2
Renditja
Nr. Skuadra Pikë
- KS Ali Demi 12
- Union Bank 7
- Plus Communication 7
- BKT 6
- Trin 3
- Communication Progress 0
Grupi B
Java e 4-rt
“Besnik Sykja” – Titans 1-9
“Meridian” – Birra “Kaon” 6-3
Tirana – “Eccobet” 2-0
E prapambetur:
Birra “Kaon” – “Besnik Sykja” 2-2
Renditja
Nr. Skuadra Pikë
- Renditja
- Tirana 12
- “Eccobet” 7
- Titans 7
- “Besnik Sykja” 4
- “Meridian” 3
- Birra “Kaon” 1
Grupi i Durrësit
Java e 4-rt:
Nju Shesh – Ujësjellës Kanalizimet 4-5
“Edge Football Club” – Teuta 4-9
Autoriteti Portual – Korabi 6-9
Iliria Fushë-Krujë – Durrësi i Ri 8-1
“Gotech Elektroniks” pushim
Renditja
Nr. Skuadra Pikë
- Iliria Fushë-Krujë 12
- Durrësi i Ri 7
- Korabi 6
- “Gotech Elektroniks” 6
- Teuta 6 (-1)
- Autoriteti Portual 4 (-1)
- Ujësjellës Kanalizime 3
- Edge Football Klub 1
- Nju Shesh 1