AlbanianSport.com 14.12.2015 16:35
ASNN – Tirana është kryesuese në përfundim të fazës së parë, por faza e dytë dhe ajo finale premton një betejë të ashpër deri në fund për kurorën e më të mirit të volejbollit shqiptar të meshkujve. Kjo sepse janë plot 5 skuadra, nga 7 që marrin pjesë gjithsej, që synojnë vendin në fazën finale dhe bashkë me të edhe titullin.
Ndryshe nga vitet e shkuara, sezoni aktual i Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Meshkuj premton të jetë mjaft i rivalizuar, pasi janë plot 5 skuadra, nga 7 që janë gjithsej, që synojnë vendin në fazën finale dhe bashkë me të edhe titullin. Në përfundim të fazës së parë, Tirana kryeson me 15 pikë, pas 5 fitoresh dhe një humbjeje në këto 6 ndeshje të para.
Tri pikë pas bardhebluve vjen kampionia në fuqi, Studenti, që ka pësuar 2 humbje dhe ka korrur 4 fitore. Pas Studentit, me 11 pikë, është Teuta, ndërsa vendin e 4-t dhe të 5-të e ndajnë Farka Voleji dhe Vllaznia, me nga 10 pikë secila.
Siç shihet, vetëm 5 pikë i ndajnë nga njëra-tjetra 5 skuadrat e para dhe, për më tepër, të 5 rivalet kanë fituar sfida kundrejt njëra-tjetrës, duke dëshmuar se çështja e 4 vendeve të “play-off”-it final është plotësisht e hapur deri në fund.
Tirana është kryesuese në përfundim të fazës së parë, por faza e dytë dhe ajo finale premton një betejë të ashpër deri në fund për kurorën e më të mirit të volejbollit shqiptar të meshkujve.