AlbanianSport.com 14.12.2015 07:55
ASNN – Përveçse në fushën e blertë, sfida e kreut midis Partizanit dhe Skënderbeut po zhvillohet edhe jashtë saj, pasi korçarët janë hedhur në sulm për të marrë njërin prej lojtarëve më të spikatur të të kuqve, kosovarin Mentor Mazrekaj. Ndërkohë, reagimi i Partizanit ka qenë i menjëhershëm, duke e hedhur poshtë këtë hipotezë të merkatos.
Sikundër pritej, pas mbylljes së aventurës së tij në veprimtarinë e dytë të klubeve të kontinentit, Ligës së Evropës, Skënderbeu e ka kthyer vështrimin drejt Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit. Korçarët tashmë ndajnë kreun e renditjes me të kuqtë kryeqytetas, me nga 40 pikë, pas 16 javësh.
Por, përveçse në fushën e blertë, sfida e kreut midis Partizanit dhe Skënderbeut po zhvillohet edhe jashtë saj, pasi korçarët janë hedhur në sulm për të marrë njërin prej lojtarëve më të spikatur të të të kuqve, kosovarin Mentor Mazrekaj. Klubi korçar e ka menduar mesfushorin kosovar si pasuesin ideal të Berishës, i cili pritet të largohet nga kampionët e Shqipërisë.
Ndërkohë, reagimi i Partizanit ka qenë i menjëherëshëm, duke e hedhur poshtë këtë hipotezë të merkatos. Drejtori sportiv i Partizanit, Dervishi, ka reaguar duke deklaruar: “Skënderbeu nuk ka asnjë shans për të marrë lojtarin tonë.” Mbetet për t’u parë në ditët në vijim sesi do të vijojë ky duel në distancë i rivaleve për titull.