Volejbollistet shkodrane, të drejtuara nga ish volejbollistja e Vllaznisë, Sadije Goga, kanë likujduar në pak më shumë se 60 minuta Elbasanin, duke e mundur thellësisht me shifrat 3-0.
Përpos setit të dytë ku realisht emocionet ishin më të mëdha, pasi mikeshat nga Elbasani luftuan fort ku sidomos pas pikës së 20-të tentuan ta fitojnë atë. Me epërsinë 24-23 kishte mundësi ta mbyllte atë në 25-23.
Por volejbollistet elbasanase e barazojnë 24-24 duke rihapur takimin. Por udhëzimet e trajneres Gogaj bëjnë që vendaset të finalizojnë edhe dy pikët e fundit duke e fituar atë 26-24.
Të parin 25-19 dhe të tretin 25-11 e kanë marrë pa sforcim dhe më pas krejt ndeshjen 3-0.
Vllaznia – Elbasani 3-0
(25-19, 26-24, 25-11)
Vllaznia: Sh. Molla, Picaku, Petëza, Zhivani, Qershia, Koçeku, Vistaraj / Rranza, Kiri, Dodani, A. Molla. Trajnere: S. Goga
Elbasani: Kokuja, Zhorda, Garunja, Shadini, Fragolli, Kanolli, Gjeçi / Beshiri, Kulla, Salla, Cërriku, Bella. Trajnere: R. Garunja
Gjyqtarë: T. Zguri, V. Stojati(Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A1
Java e 7-të
(12 dhjetor 2015)
Tirana – Barleti Volej 1-3
Flamurtari – Skënderbeu 0-3
Teuta – Partizani 1-3
Vllaznia – Elbasani 3-0
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Barleti Volej 7 7 0 21-1 21
- Tirana 7 6 1 19-3 18
- Skënderbeu 7 5 2 15-8 14
- Partizani 7 4 3 12-12 12
- Teuta 7 3 4 10-13 9
- Vllaznia 7 2 5 9-15 7
- Elbasani 7 1 6 4-18 3
- Flamurtari 7 0 7 1-21 0