Gjergj Vyshka 13.12.2015 16:50
Barleti Volej merr kurorën simbolike të “kampiones së dimrit”,por trajneri Gurabardhi është shprehur i zhgënjyer nga paraqitja: “Ka qenë ndeshja më e dobët e sezonit. Kemi fituar falë dëshirës së Zotit dhe lojtareve i kam kërkuar ta harrojnë këtë paraqitje, sepse është pikë që e kemi marrë duke luajtur keq.”
Skuadra e tij është “kampione e dimrit” në volejboll për femra, por një set i humbur ndaj Tiranës, si një paraqitje nën nivelin e asaj që skuadra kampione në fuqi disponon e ka lënë të zhgënjyer trajnerin Hasan Gurabardhi. Aq sa nuk ka pasur shumë arsye për të festuar, por i ka kërkuar skuadrës ta harrojë këtë ndeshje dhe të ulë kokën të punojë.
“Sepse është ndeshja më e dobët që ne kemi bërë, – tha Gurabardhi për Sport Ekspres. – Tirana është kundërshtar i vështirë, por nëse jemi fitues kjo është falë dëshirës e ndihmës së Zotit, pasi nuk e kemi merituar për asnjë moment. Është pikë që e kemi marrë duke luajtur krejtësisht keq.”