Gjergj Vyshka 13.12.2015 14:35
Ashtu sikurse ishte deklaruar nga Federata Shqiptare e Qitjes, dje në mesditë në Berat, në bashkëpunim të plotë me Klubin Shumësportësh “Tomori”, është zhvilluar Kupa “Kristo Voko” në qitje me piatel.
Në këtë veprimtari kanë marrë pjesë 8 skuadra, që ishin Ura Vajgurore, Poliçani, Tomori A dhe B, Kuçova, Berati, Skrapari dhe “Kristo Pano”.
Në përfundim, vendin e parë e mori Abedin Bakiu i Kuçovës, i ndjekur nga Veri Prifti i Tomorit dhe Edi Dyli i Urës Vajgurore.