Gjergj Vyshka 12.12.2015 16:10
Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Qitjes, Koço Mikerezi, ka lajmëruar se sot do të zhvillohet në Berat një tjetër veprimtari në disiplinën e qitjes me pjatel.
Sipas tij gjithçka do të zhvillohet në poligonin që është buzë Osumit, ndërsa aktiviteti është në bashkëpunim me Klubin Shumësportësh “Tomori”.
Dhe të gjithë pjesëmarrësve do t’u jepet edhe nga një medalje si një shenjë pjesëmarrje në këtë disiplinë të qitjes, që kërkon ta shtrijë veprimtarinë në të gjithë Shqipërinë.
Ndaj dhe pas Pukës, qitja me pjatel tashmë e ka veprimtarinë e saj të radhës sot në Berat.