Gjergj Vyshka 10.12.2015 20:45
Zëvendëspresidenti i Federatës Shqiptare të Taekuondosë, Leo Kapri, që është njëkohësisht dhe drejtuesi i “Top Gym Sport”, ka lajmëruar se testimi i sportistëve për gradën “CUP”, do të bëhet të shtunën, nga ora 12:00, deri në ora 16:00.
Ishte lënë për të premten, por edhe për t’i dhënë mundësi që të jenë të gjithë, ndërsa është fundjavë, atëherë është shtyrë për të shtunën. Sipas informacionit të drejtuesve të këtij testimi pritet që të marrin pjesë 50 sportistë të rritur, të rritura, të rinj dhe të reja.
Nuk duhet harruar që taekuondoja, sidomos në Ballkaniadën e fundit në Zrenjanjin të Serbisë, ka dhuruar dhe medalje. Ndaj dhe sportistët janë të gatshëm jo vetëm të bëjnë testime, por dhe të zbresin në tapet e të marrin medalje.