Gjergj Vyshka 10.12.2015 19:40
Ndodh dhe kështu që të ketë një papërgjegjshmëri totale në plotësimin e protokollit të një ndeshjeje basketbollit. Që skuadrat ankohen gjithnjë nga tavolinat, të cilat në kohë, apo dhe pikë, janë në gjendje të të mashtrojnë, kjo është e ditur.
Por të plotësosh me gabime protokollin, jo vetëm drejtshkrimore, por dhe vendosje emrash të personave që nuk kanë qenë kjo është e pafalshme. Gjithçka ka ndodhur në ndeshjen Tirana Eagles-Elbasani, që u mbyll 44-80.
Gjyqtarit të dytë, Erlambi Tiko, i është vendosur emri Harrallamb, kurse tek 24-sekondëshi është vendosur emri i gjyqtarit Andi Bejko, i cili në fakt nuk ka qenë. Për më tepër flasin fotot.