Gjergj Vyshka 10.12.2015 18:35
ASNN – Janë luajtur dje edhe 3 ndeshjet e mbetura për javën e 6-të të Kampionatit Kombëtar të Futbollit për Femra. Tirana ka barazuar në fushën e vet ndaj The Door me rezultatin 2-2, ndërkohë që Kinostudio ka shpartalluar 6-0 në fushë të huaj Teutën.
Ndeshja më interesante e ditës së djeshme ka qenë ajo e luajtur në Shkodër mes Juban Danjës dhe Skënderbeut, takim që duhet thënë se ka qenë dramatik deri në minutën e fundit. Por që gjithsesi shkodranët arrijnë të fitojnë me rezultatin 2-1.
Pjesa e parë do të mbyllej me shifrat 1-0 për Juban Danjës, me një gol të shënuar në minutën e 43-të. Ndërkohë që në pjesën e dytë në minutën e 60-të shkodranët do të shënonin edhe të dytin.
Korçaret, që dje kanë zhvilluar një ndeshje të shkëlqyer, kanë humbur shumë raste me anë të V. Popa, Myrtollari dhe Qylalli. Duhet theksuar se goli i vetëm ka ardhur në minutën e 85-të me anë të Zëres.
Përfundimisht 2-1 për Juban Danjën, skuadër që sezonin e kaluar e ka mundur 14-0 dhe 7-0 Skënderbeun, pra 21 gola në dy ndeshje ka pësuar skuadra korçare. E dje edhe mund ta fitonte ndeshjen, kjo bazohet te loja shumë e mirë që zhvilluan korçaret e trajnerit Stavrion Lako.
Kampionati i 7-të Kombëtar
i Futbollit – Femra
Java e 6-të
(8-9 dhjetor 2015)
Të martën:
Dajti – Apolonia 0-6
Vllaznia – AAS 10-0
Të mërkurën:
Tirana – The Door 2-2
Teuta – Kinostudio 0-6
Juban Danja – Skënderbeu 2-1
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Vllaznia 6 6 0 0 55-1 18
- Kinostudio 6 5 0 1 39-9 15
- Juban Danja 6 4 1 1 20-7 13
- Apolonia 6 4 0 2 20-10 12
- Tirana AS 6 3 1 2 27-11 10
- Skënderbeu 6 3 0 3 9-11 9
- The Door 6 2 2 2 12-13 8
- Teuta 6 1 0 5 7-33 3
- AAS 6 0 0 6 3-43 0
- Dajti 6 0 0 6 1-55 0