Gjergj Vyshka 10.12.2015 11:00
Kamza Basket në basketboll për meshkuj i ka dhënë fazës së parë të kampionatit, teksa ka fituar dje në mbrëmje në Bathore ndaj Teutës dhe ka forcuar vendin e parë në renditje. Por, edhe pse skuadra e tij ka qenë në fitore, trajneri i Kamza Basket, Adem Muhametaj, ka pasur sërish debate me gjyqtaret.
Madje debate të zgjatura me njërin prej gjyqtarëve të këtij takimi, Adrian Dulçe, derisa për të ka ardhur një teknik përjashtimi. Përtej Kamza e ka dominuar ndeshjen, teksa ka fituar pjesën e parë 23-15. “Djemtë e Detit” kanë reaguar në pjesën e dytë. E kanë fituar atë 16-21 dhe kanë ngushtuar në 39-36.
Por vetëm kaq, sepse Kamza Basket duke fituar dy pjesët e tjera, madje bindshëm, përkatësisht 17-8 dhe 20-12 ka fituar të gjithë ndeshjen 76-60. Tashmë këto dy skuadra do të takohen më 23 dhjetor për turin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë, përsëri në Sallën Sportive në Bathore.
Kamza Basket – Teuta 76-60
(23-15, 16-21, 17-8, 20-12)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Java e 10-të
(9-12 dhjetor 2015)
Të mërkurën:
Kamza Basket – Teuta 76-60
Të shtunën:
Flamurtari – Vllaznia ora 17:00
Tirana – Partizani ora 18:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Kamza Basket 10 8 2 763-618 18
- Tirana 9 7 2 710-618 16
- Vllaznia 9 7 2 664-581 16
- Teuta 10 4 6 738-743 14
- Flamurtari 9 2 7 590-724 11
6. Partizani 9 0 9 525-606 9