AlbanianSport.com 10.12.2015 08:50
Pasi ka njohur të martën gjysmëfinalistet e parë, që ishte Kamza Basketi, veprimtaria e dytë e basketbollit shqiptar të femrave, Kupa e Shqipërisë, ka njohur të mërkurën edhe 3 skuadrat e tjera që do të vijojnë më tej betejën për këtë trofe dhe që janë Flamurtari, Tirana dhe Skënderbeu.
Në kryeqytet, 3-pikëshat e Eliverta Bujarit dhe Rezarta Hoxhajt i kanë dhënë qetësinë skuadrës së Erdal Borovës, që deri gati 5 minuta para përfundimit të takimit ishte e rrezikuar nga Vllaznia, e cila, me vetëm 6 lojtare bëri gjithçka mirë në Sallën Sportive “Farie Hoti”. Në fund, Tirana fiton 81-67
Vetëm disa ditë pas ndeshjes së kampionatit, Flamurtari në basketboll për femra e ka mundur përsëri Goga Basket. Këtë herë në kuadër të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë në ndeshjen e luajtur në Vlorë, ndërsa Flamurtari ka luajtur më mirë se sa kundërshtari. Dhe për rrjedhojë nuk e ka vënë asnjëherë në dyshim fitoren, 68-57.
Ndërkaq, Skënderbeu ka arritur të kalojë në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, teksa ka mundur dje me lehtësi Elbasanin në Pallatin e Sportit “Tamara Nikolla” të Korçës, me shifrat 62-48. Një ndeshje që duhet thënë se është komanduar nga fillimi në fund nga vajzat e trajnerit Emil Papa, në një lojë që ka zgjatur vetëm 60 minuta.
Të martën, skuadra që në letra ka për trajner Erkand Karajn, por që është drejtuar përsëri prej Roland Avramit (trajneri i Tiranës për meshkuj), ka ditur të triumfojë 69-55 përballë Studentit. Kamza Basket u bë kështu skuadra e parë e kualifikuar për në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.
Kupa e Shqipërisë
Basketboll – Femra
Çerekfinalet:
Të martën:
Studenti – Kamza Basket 55-69
Të mërkurën:
Skënderbeu – Elbasani 68-42
Flamurtari – Goga Basket 68-57
Tirana – Vllaznia 81-67