AlbanianSport.com 09.12.2015 16:10
ASNN – Verën e kaluar është folur me insistim për një kthim të tijin tek Milani, Karlo Ançeloti pranon: “Kam qenë disa hapa pranë, sepse Galiani ka bërë një sulm të fortë. Ka testuar vullnetin tim të të qëndruarit i qetë, edhe sepse operacioni duhet të ishte i shpejtë, por me keqardhje kam qenë i detyruar për t’i thënë jo. Por Mihajlloviçi ka qenë një zgjedhje e mirë; ka karakter, kapacitet dhe njohuritë për ta ngjitur lart Milanin.”
“Por për të arritur në nivelet e larta nuk mjaftojnë vetëm idetë, duhen edhe investimet e kryera në skuadër”, – shton Ançeloti. Fjalë të mira e të bukura ka për Sarrin: “Nuk e konsideroj një Saki të ri, sepse Saki ishte i imitueshëm, por Sarri më pëlqen, një trajner i zoti të cilin e shoh nga identiteti që i ka dhënë skuadrën. Është një Napoli në identitet të plotë.”
Po Mançini: “Shumë i zoti dhe i zgjuar, luan një futboll atletik, dinamik dhe të paktën pak cilësor, por është duke shfrytëzuar në maksimum karakteristikat e skuadrës”. Është duke jetuar një moment të vështirë Murinjo: “Problemi nuk është kurrë vetëm trajneri. Skuadra nuk është duke ecur si vitin e kaluar, praktikisht fakti që kanë fituar i ka demotivuar pak dhe janë duke vuajtur, edhe pse tani janë duke e marrë ritmin e duhur. Por Murinjo është gjithmonë i njëjti, në fitore dhe në vështirësi, është një trajner i madh”.