Gjergj Vyshka 09.12.2015 10:40
Federata Shqiptare e Taekuondosë në versionin ITF do të organizojë ditën e diel Turneun e parë Të Hapur Ndërkombëtar për Evropën.
Një turne që do të zhvillohet në sallën sportive “Farie Hoti”, kjo edhe sipas presidentit Ardian Çaushi, ndërsa veprimtaria nis në ora 09:00 dhe përfundon në ora 19:00.
Pikërisht ceremonia e hapjes do të zhvillohet në ora 09:00 për të vijuar më pas me garat në të gjitha nivelet e grupmoshave.
Nuk duhet harruar se taekuondoja shqiptare ITF ka marrë së fundmi edhe medalje ndërkombëtare.
Kështu që një gjë e tillë pritet të ndodhë dhe të dielën në turneun e parë ndërkombëtar për Evropën në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet.