AlbanianSport.com 08.12.2015 17:05
ASNN – Erdhi, ndryshoi mentalitetin dhe arriti suksesin. Kështu e shpjegon me pak fjalë, Xhovani De Biazi, aventurën e tij në stolin e kombëtares shqiptare. Trajneri italian, i ftuar në televizionin amerikan “Fox News”, u intervistua nga patrioti i tij, Di Kanio, dhe quajti si arritjen e tij më të madhe, ndërhyrjen në kokën e futbollistëve.
Tema kryesore, padyshim, kualifikimi i përfaqësueses për në finalet e kampionatit Evropian, vitin e ardhshëm në Francë. “Nuk ishte e lehtë, – tha De Biazi. – Përpara ardhjes sime, këtu mendohej kryesisht për driblimin. E pata më të thjeshtë sepse këtu 60-70% kuptojnë italisht.”
59-vjeçari vlerësoi ndihmësin e tij, Paolo Tramexanin, që vëzhgoi futbollistët dhe zgjodhi ata të duhurit, ndërsa shtoi se shqiptarët më parë duhet t’i prekësh në aspektin emocional dhe pastaj t’u flasësh për taktikën. De Biazi shpreson që suksesi të vazhdojë edhe në Francë, por nuk ka dëshire të ndeshet me Italinë, pasi nuk dëshiron t’i nxjerrë më shumë probleme.