Serbi-Shqipëri, ja reagimet e politikës shqiptare: Historia mundi futbollin

Share Button

Serbi-Shqiperi-0-0-sherri-03

AlbanianSport.com 14.10.2014 23:15

ASNN – Të menjëhershëm kanë qenë edhe reagimet e krerëve të shtetit dhe politikës. Kryeministri Edi Rama ka shkruar në rrjetin social “Facebook”: “Krenar për kuqezinjtë që përsa pati futboll fituan me lojë e me raste. Keqardhje për fqinjët që lanë nam botërisht me shfaqjen e shëmtuar”. Nga Gjeneva, ka reaguar dhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta sa i takon incidenteve të ndodhura sonte në fushën e gjelbër të stadiumit në Beograd, ku luhej Serbi-Shqipëri.
Meta ka kërkuar që të gjithë autorët e dhunës të vihen para përgjegjësisë. Më tej, Meta ka uruar Kombëtaren Shqiptare, duke e uruar atë për lojën. “Krenar për Kombëtaren tonë. Një lojë e shkëlqyer në një klimë antisportive. Jemi pranë futbollisteve dhe familjeve të tyre. Autorët e dhunës të vihen para përgjegjësisë. Të gjithë jemi mirë, o sa mirë me qenë shqiptar. Shqipëria është vendi me i bukur në botë”, – thuhet në reagimin e Metës.
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka shkruar në rrjetin social “Twitter se: “Jemi të zhgënjyer nga ngjarjet në Beograd. Futbolli nuk duhet të merret peng nga ekstremizmi. Krenar për skuadrën tonë shqiptare. Treguan kurajo dhe maturi.” Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme në vijim të ndjekjes me shqetësim të zhvillimeve në stadiumin e Beogradit ka kontaktuar me zyrtarët më të lartë të Ministrisë së Brendshme Serbe, të cilëve u është përcjellë mesazhi i ministrit Sajmir Tahiri.
“Qeveria serbe mban përgjegjësi për sigurinë e jetës dhe shëndetit të lojtarëve dhe stafit teknik të kombëtares shqiptare të futbollit ashtu si edhe për sigurinë e jetës së çdo mbështetësi dhe qytetari shqiptar në stadiumin e Beogradit. Ministri Tahiri kërkoi të merren urgjentisht të gjitha masat për të garantuar sigurinë e të gjithë shtetasve shqiptarë të pranishëm të stadium”, përfundon mesazhi i Ministrit Tahiri.
Edhe kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar në rrjetin social “Facebook” ku i ka dhënë mbështetje Kombëtares Shqiptare. “Përpara shqipe”, – citohet në mesazhin e Bashës. Interesant ka qenë edhe statusi i Pandeli Majkos i cili thotë: Pa koment… Historia mundi futbollin.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh