Gjergj Vyshka 07.12.2015 13:45
Hendbolli shqiptar dje ka përfunduar pjesën e parë të Kampionatit Kombëtar të këtij sezoni, ndërsa Vllaznia dhe Elbasani kanë qenë skuadrat më të mira të garës duke u konfirmuar si pretendente kryesore për titull “kampion”.
Vllaznia në fakt dje ka luajtur dy ndeshje, teksa në fillim ka mundur “Qazim Turdiun” e trajnerit Fatos Xhemalaj me rezultatin 35-16 e më pas dhe “Hasan Prishtinën”, me shifrat 17-5.
Po kështu edhe Elbasani, që duket se e ka pasur një ndeshje stërvitore, ka fituar përballë gjimnazit “Skënder Çaçi”, me shifrat 15-27. Në përgjithësi, të paktën edhe sipas kryegjyqtarit të garave, Shpëtim Lamçe, gjithçka ka qenë e qetë, ndërsa ndeshjet e gjykuara nga Aldin Hysenaj dhe Maltin Ajdini nuk kanë pasur probleme.
Ajo që është për t’u evidentuar është fakti se të gjitha ndeshjeve të luajtura në palestrën e Universitetit të Sporteve në Tiranë i ka qëndruar mbi kokë sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Hendbollit, Armand Çakalli.
Ndërkohë për nisjen e pjesës së dytë të garës, e cila do të fillojë pas Vitit të Ri pra në janar, kryegjyqtari Lamçe do të lajmërojë të gjitha klube. Sepse sipas tij gjithçka është në vartësi të Pallateve të Sportit kur ata janë bosh.
Kampionatit Kombëtar
i Hendbollit – Meshkuj
Grupi A
Java e dytë
Skënder Çaçi – Elbasani 15-27
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Elbasani 2 2 0 0 61-29 4
- Ali Demi 2 1 0 1 26-41 2
- Skënder Çaçi 2 0 0 2 22-39 0
Grupi B
Java e dytë
Qazim Turdiu – Vllaznia 16-35
Hasan Prishtina – Vllaznia 5-17
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Vllaznia 2 2 0 0 52-21 4
- Hasan Prishtina 2 1 0 1 17-25 2
- Qazim Turdiu 2 0 0 2 24-47 0