Kikboks / Shkëlqejnë tre ekipe në Kupën e Shqipërisë, ja të gjithë fituesit

Share Button

Kick-box-Tomori-fitues-2014-Bajrami

Gjergj Vyshka 06.12.2015 15:20

Federata Shqiptare e Kikboksit me president Xhavit Bajramajn dhe sekretar të përgjithshëm Bledar Kuka dje në mesditë, në sallën sportive “Farie Hoti”, ka zhvilluar Kupën e Shqipërisë. Të paktën sipas informacionit që ka sjellë sekretari Kuka në këtë aktivitet kanë shkëlqyer tre skuadra. Dhe ato janë Apolonia, “Java Gym” dhe “Fight Club” Vlora, skuadra të cilat nxorrën nga katër fitues.

Për Apoloninë, fitues dolën Fabio Levendi, Renato Dragoti, Anxhelo Gjoka dhe Fabio Ferko, duke humbur vetëm njëri nga sportistët e saj, Bjordi Rustemi. Shpërblim ky për punën e bërë nga trajneri Marsel Dhima dhe stafi i tij. Shumë mirë u paraqit “Java Gym” që i nxori fitues të pesë sportistët e tij. Vëllezërit Jakupi, Stivëni dhe Bruni, fituan bindshëm, po ashtu Julian Alla dhe Ermir Dervishi.

Ish-kampioni Bedi Dyrmishi ishte në rolin e trajnerit. Fight Club Vlora vazhdoi me ecurinë tepër të kënaqshme. Pas suksesit në Itali, ekipi i trajnerit Alban Lelo, doli triumfues tek vajzat me Ilda Lelon, ndërsa tek djemtë mori tre vende të para me Igli Metushin, Omer Dulajn dhe Edi Shehajn. Sportistë të tjerë të dalluar ishin Sejdi Muzhaka e Erdis Malaj të Adi Kuan-it, Konstandin Kokolli i Tempullit të Hekurt të Gjirokastrës, Tauland Sinani i Egnatias, si dhe Nini Bundo i Top Gym Sportit.

 

Fituesit e Kupës së Shqipërisë 2015 në Kikboks:

 

Vajza

Ilda Lelo (Fight Club Vlora)

 

Djem

Fabio Levendi (Apolonia)

Erdis Malaj (Adi Kuan)

Konstandin Kokollo (Tempulli i Hekurt)

Renato Dragoti (Apolonia)

Fabio Ferko (Apolonia)

Anxhelo Gjoka (Apolonia)

Sejdi Muzhaka (Adi Kuan)

Nino Bundo (Top Gym Sport)

Brus Jakupi (Java Gym)

Stiven Jakupi (Java Gym)

Julian Alla (Java Gym)

Ermir Dervishi (Java Gym)

Tauland Sinani (Egnatia)

Igli Metushi (Fight Club Vlora)

Omer Dulaj (Fight Club Vlora)

Edi Shehaj (Fight Club Vlora)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh