Gjergj Vyshka 05.12.2015 13:20
Nga 82 pikë të shënuar prej durrsakëve bien në sy që 63 janë shënuar nga Gorea (20), Thana (27) dhe Aliaj (16). Tek Partizani vetëm Florian Ismeti realizon 30 pikë nga 69 në total. Shumë ankesa të të kuqve për gjykimin. Teuta ka fituar dhe ka bindur në “Asllan Rusi”, teksa ka mundur dje Partizanin 82-69. Ajo që duhet theksuar është fakti se tek durrsakët më shumë se gjysmën e pikëve e kanë realizuar tre lojtarë. Të paktën deri në përfundim të dy pjesëve të para, Kristi Gorea kishte realizuar 16 pikë.
Por më pas arrin në kuotën 20 pikëshe, ndërsa në total, edhe sipas gjykimit të trajnerit Xhelal Kalaja, paraqitja e tij ka qenë shumë e mirë. Një lojtar që po vjen në rritje nga java në javë. Por jo vetëm kaq, por për Teutën ka shfaqur një formë të jashtëzakonshme edhe Thana, i cili edhe pse nuk ka qenë në pesëshen titullare, duke hyrë si zëvendësues ka realizuar 27 pikë. E mandej edhe Marsel Aliaj ka realizuar 16 pikë.
Tre lojtarë që kanë marrë përsipër Teutën të dalë fituese në “Asllan Rusi”, ndërsa për “Djemtë e detit” ka munguar Llazani, i cili ka pasur një dëmtim në gju në ndeshjen me Vllazninë. E durrsakët nuk kanë pasur ndërmend të rrezikojnë. Por në totalin e vet, kur pjesa tjetër e skuadrës nuk ka qenë në atë nivel që Kalaja kërkon, atëherë kanë vlejtur Gorea, Thana e Aliaj për ta nxjerrë Teutën fituese, e cila kështu siglon vendin e katërt në renditje.
Po Partizani? Mbështetur totalisht tek Florian Ismeti, që ka shënuar 30 pikë në total nga 69 të realizuara prej Partizanit, duket sikur luan vetëm me një lojtar. Nëse do të kishte pasur një shpërndarje më të mirë të lojës, të cilën të kuqtë duket sikur e përmirësuan në dy pjesët e dyta, sigurisht që Partizani do të ishte më rivalizues. Sepse në momentet që Kalaja i ka vënë “pullë poste”Jo se ka luajtur keq, por të paktën edhe sipas trajnerit Elvis Ismeti janë gjyqtarët ata që po i bien në qafë Partizani.
E kjo jo vetëm në këtë ndeshje, por prej 5 javësh. E nëse do t’i referohemi shifrave të pjesëve, Teuta ka qenë kontrolluese e lojës në tre prej saj, të cilat i ka fituar 11-18, 17-19, 20-26 dhe në total 48-56. Rezultat që pavarësisht se Partizani ka fituar pjesën e katërt, 23-19, është ruajtur deri në fund. Ka qenë Thana ai që në dy gjuajtjet e fundit të lira i ka vënë “vulën” suksesit të të kuqve, 69-82.
Partizani dje ka pasur edhe mbështetjen e tifozëve, të cilët janë munduar ta mbajnë në lojë skuadrën, ndërsa në fund janë përshëndetur prej të kuqve. Teuta siglon vendin e katërt, kurse Partizani vijon të notojë në ujëra të turbullta duke mbetur në fundin e tabelës në Superiore.
Partizani – Teuta 69-82
(11-18, 17-19, 20-26, 23-19)
Partizani: Pylla (7), Xhunga (3), Dervishi (10), Ismeti (30), Selimaj (9) / Laçi, Tegu (10). Trajner: E. Ismeti
Teuta: Ndreko (5), Skilja (2), Aliaj (16), Pashaj (6), Gorea (20) / Isaku (6), Thana (27), Isufi, Veselagu. Trajner: Xh. Kalaja
Gjyqtarë: G. Hoxha, A. Bejko (Tiranë), M. Kasëmi (Vlorë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 9-të
(4-5 dhjetor 2015)
Të premten:
Partizani – Teuta 69-82
Të shtunën:
Flamurtari – Kamza Basket ora 17:00
Vllaznia – Tirana ora 18:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 8 7 1 643-540 15
- Kamza Basket 8 6 2 600-483 14
- Vllaznia 8 6 2 586-514 14
- Teuta 9 4 5 678-667 13
- Flamurtari 8 2 6 515-637 10
- Partizani 9 0 8 525-606 9