AlbanianSport.com 14.10.2014 19:55
ASNN – Ndërkohë që nuk dihet se sa do të vazhdojë kjo heshtje shtypi, ndërsa Luftëtarin e pret një ndeshje e vështirë jashtë, siç është ajo në Berat. Ndaj për këtë qëllim drejtuesit e klubit dhe të skuadrës duhet ta informojnë publikun se çfarë po ndodh dhe çfarë po bëhet në realitet me Luftëtarin në prag të ndeshjes me Tomorin.
Në seancën e djeshme stërvitore ka rënë në sy mungesa e mesfushorit Duka, i cili është i dëmtuar. Por duket se hallet e Luftëtarit nuk përfundojnë këtu, sepse sipas mjekut të skuadrës, po për arsye dëmtimi, në ndeshjen ndaj Tomorit do të mungojnë dhe Lluka e Sulejmani, së bashku dhe me mesfushorin kavajas.
Por pritet të rikuperohet Frashëri dhe Çunaj, ndërsa në Berat, edhe për shkak të kartonit të kuq që ka marrë në ndeshjen ndaj Sopotit, nuk do të jetë as Çaço. Ndaj kësaj skuadre i del për detyrë që të punojë më shumë në stërvitje për të zëvendësuar mungesat, ndërsa në seancën e djeshme stërvitore, e cila ka zgjatur rreth dy orë, skuadra është marrë me vrapime dhe me disa ushtrime me pengesa.