Gjergj Vyshka 14.10.2014 18:55
Trajneri i Shqipërisë për Nën-17-vjeçarët, Xhemal Mustedanagiç, pas fitores së thellë të skuadrës së tij 5-1 ndaj San Marionos, ka deklaruar: “Ishte një fitore e merituar dhe në fakt me pak kujdes duhet të kishim shënuar edhe më shumë”.
“Çdo fitore është e rëndësishme, si edhe kjo e sotmja (djeshmja) ndaj San Marinos, – ka vijuar ai. – Pas dy humbjeve radhazi, ekipi luajti shumë herë më mirë. Sot lojtarët i zbatuan më së miri detyrat që u kisha caktuar.”
“Edhe pse ishte fitore për statistikë sërish na vlejti dhe nxorrëm konkluzione për të ardhmen, – ka theksuar boshnjaku i pankinës kuqezi. – Unë kam besim që në të ardhmen kjo Shqipëri do të ecë më larg, pasi ka elementë të shumtë dhe që po të punojnë bashkë do të marrim edhe rezultatet.”
“I falënderoj të gjithë djemtë për atë që dhanë në këtë “Elitë Raund”, – ka përfunduar trajneri i Shqipërisë për Nën-17-vjeçarët, Xhemal Mustedanagiç.