KOKSH / Ruli: Luiza Gega & Sidni Hoxha, të parët drejt “Rio 2016”

Share Button

Baku-2015-Luiza-Gega-1500-m-fitore

AlbanianSport.com 03.12.2015 16:10

ASNN – Kur kanë mbetur diçka më tepër se 6 muaj deri në nisjen e Lojërave Olimpike “Rio 2016”, ende nuk është i qartë numri i sportistëve që do të përfaqësojnë Shqipërinë në festivalin më të madh sportiv në planet. Deri më tani, ajo që dihet është se Luiza Gega në atletikë dhe Sidni Hoxha në not janë dy shqiptarët e parë të kualifikuar me normë për në Olimpiadën e vitit të ardhshëm.

Luiza Gega në atletikë dhe Sidni Hoxha në not janë dy shqiptarët e parë të kualifikuar me normë për në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”. Këtë e ka konfirmuar me anë të linjës telefonike për AlbanianSport.com zëvendëspresidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), Gjergji Ruli, i cili është njëkohësisht kryetar i komisionit teknik në organizmit që qeveris olimpizmin shqiptar dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës.

Sipas Rulit, Gega e ka realizuar katër herë gjatë vitit normën A të kualifikimit për në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”. Nuk duhet harruar se ajo kohën e saj më të mirë të vitit e ka 4’02”63, e cila është dhe rekord kombëtar, që u thye në Kinë. Por në të njëjtën kohë edhe duke qenë pjesëmarrëse në Lojërat e Para olimpike Evropiane në Baku, apo në Botërorin e Kazanit, si dhe në Ballkaniadë, Gega gjithnjë ka ardhur me rezultate të barasvlershme normë kualifikimi për në “Rio 2016” në 1500 metra.

“Po kështu, – ka thënë Ruli, – edhe Sidni Hoxha në not ka arritur në Botërorin e Kazanit normën B. Këto dy sportistë janë të sigurtë që do të jenë pjesëtarët e Shqipërisë në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh