Basketboll – Femra / Kombëtarja e femrave, një “SOS” për gjithë sportin

Share Button

Editoriallogo03

Nga Gjergj Vyshka 13.11.2015 18:00

Në mungesë të një Pallati Sporti të standardeve që kërkon Federata Evropiane e Basketbollit (FIBA Europë) për këto ndeshje ka të ngjarë që edhe në shkurt ne përsëri të jemi në fushë të huaj. Dhe kjo nuk është e ndershme jo vetëm me publikun, por as me mediat e televizionet, apo të gjithë ato që presin ta shohin kombëtaren e femrave në Shqipëri.

Sepse Federata Evropiane e Basketbollit ka dërguar edhe një formular, atje ku është kërkuar se sa fiton nga e drejta televizive Federata Shqiptare e Basketbollit, apo dhe nga reklamat e të ardhura të tjera të marketingut. Përgjigje të cilat kanë qenë “Jo”, sikurse ka ndodhur dhe me të tjerat. Aq sa Federata Evropiane e Basketbollit (FIBA Europe) ka kërkuar të dijë edhe sa kompjutera e sa printera ka institucioni më i lartë i koshit shqiptar.

Sepse sheh gjendjen e vështirë në të cilën ndodhet dhe kërkon të ndihmojë. 20 nëntori është pas një jave edhe është e sigurt që ne nuk do ta dërgojmë emrin e fushës se ku do të luajmë me Italinë më 24 shkurt, sepse nuk e kemi një Pallat Sporti të atillë siç kërkojnë ndërkombëtarët. Pra një mori hallesh e problemesh, ndërsa kombëtarja e femrave, e drejtuar nga Erdal Borova dhe Elvira Xhyra, vijon përgatitjet për t’u paraqitur denjësisht përballë Italisë e Malit të Zi.

Por edhe këtu ka një kleçkë, sepse për arsye që nuk dihet kjo kombëtare ka përfunduar të stërvitet në palestrën e shkollës 9-vjeçare “Qazim Turdiu”. Nuk mjaftojnë kushtet e paplotësuara të kërkuara nga evropianët, por tanimë ndodh dhe që mbyllet dera për të bërë stërvitje. Një kolaps total, ndërsa basketbolli, për hir të së vërtetës duhet pranuar se, ka nevojë për të gjithë. Për të mos e pasur këtë kombëtare klandestine…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh