Gjergj Vyshka 13.11.2015 17:05
Me përjashtim të setit të tretë në të cilin kampionët shqiptarë, kanë qenë edhe në epërsi, por për shkak gabimesh e humbën, në dy të tjerat diferencat kanë qenë të mëdha me serbët.
Ndërkohë që Ylli Tomorri e vuri theksin tek mungesa e përvojës, homologu i tij serb, B. Veliçkoviç, theksoi” “Më pëlqeu Studenti, pasi është një skuadër që tregoi karakter në fushë.”
“Ne e kishim vlerësuar ndeshjen, por në setin e tretë edhe mund të kishim humbur. Por bëmë disa zëvendësime, aktivizuam titullarët e fituam. Gjithsesi ishte një ndeshje e bukur dhe vlerësoj lojën e Studentit”, – ka përfunduar trajneri i Spartak Ljigut