AlbanianSport.com 13.11.2015 16:10
ASNN – Në të njëjtën linjë me presidentin Putin ka qenë edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Rusisë, Zhukov, i cili konfirmon: “Askush nuk mund t’i privojë atletët e ndershëm dhe të pastër, që kanë bërë kontrolle të shumta, brenda dhe jashtë Rusisë, nga e drejta për të marrë pjesë në Olimpiadë”.
“Kjo do të dhunonte të drejtat e tyre”, – ka vijuar ai. Nesër (sot) Agjencia Botërore e Antidopingut do të vendosë se si do të procedojë më tej. Ka folur dhe ministri i sporteve Mutko: “Sot kemi një president të ri në krye të laboratorit të anti-dopingut, Marina Dikunjecin.”
“Na jepni një shenjë dhe mund t’iu siguroj që jemi të gatshëm të certifikojmë të gjitha shërbimet antidoping”, – ka përfunduar Ministri rus i Sporteve, Vitali Mutko.