AlbanianSport.com 12.11.2015 20:30
ASNN – Presidenti i Agjencisë Botërore të Antidopingut, Kreig Redi, mohon të ketë qenë i butë me çështjen e dopingut që ka përfshirë Rusinë. “Ajo që kam thënë në intervistë është dëshmi e konkluzioneve pas analizave të gjata”, – ka thënë ai.
“Kam dërguar një “e-mail” ministrit të sporteve në Rusi, pasi jam vënë në dijeni se Moska është në prag të një cikloni që po vjen nga Agjencia Botërore e Antidopingut”, – ka vijuar ai.
“E kjo ka ndodhur pas takimi me ministrin që kishte pranuar se e dinte për punën e komisionit”, – ka përfunduar kreu i organizmit botëror që mbikëqyr luftën kundër dopingut.
Ndërkohë, sa u përket zhvillimeve të tjera, senegalezi Lamin Diak, ish-presidenti i Federatës Botërore të Atletikës, tashmë ka dhënë dorëheqjen edhe nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC).