AlbanianSport.com 12.11.2015 10:45
ASNN – Anullohet takimi i Putinit me drejtuesit e Federatave. Dorëhiqet shefi i laboratorit antidoping në Moskë, por dhe Lamin Diak nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar. Tomas Bah mbështet Sebastian Koen për zgjidhjet e situatës në atletikën ruse.
Takimi në Soçi mes Putinit dhe kryetarëve të Federatave sportive ruse në prag të pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016” është anulluar për shkak të kohës së keqe.
Mbledhja ka pasur si temë diskutimi edhe skandalin e dopingut që ka përfshirë tashmë Rusinë. Sakaq Ministri i Sporteve, Vitali Mutko, ka pranuar dorëheqjen e drejtorit të laboratorit të antidopingut në Moskë, Grigori Rodshenko.
“Mundësia për një përjashtim nga Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016” ekziston sepse dikush është i interesuar për të hequr një konkurrent direkt dhe mbi të gjitha të dëmtojë imazhin e Rusisë”, – thotë Mutko, që më pas shton: “Ne e përjashtojmë një mundësi të tillë”.