AlbanianSport.com 11.11.2015 14:20
ASNN – Serxhio Aguerro po e merr veten nga një tërheqje muskulare dhe synon të kthehet për përballjen e madhe të Mançester Sitit me Liverpulin.
Sipas të përditshmes britanike, “The Mail”, sulmuesi argjentinas ka bërë përparime dhe është gati për të zbritur në fushën e blertë për herë të parë që kur u dëmtua më 3 tetor.
Trajneri Manuel Pelegrini pati lënë të hapur mundësinë e rikthimit të Agueros, ndërsa vetë sulmuesi e bëri të qartë synimin, duke thënë: “Objektivi im është Liverpuli”