AlbanianSport.com 11.11.2015 10:40
ASNN – Më 13 nëntor, Shqipëria dhe Kosova përballen me njëra-tjetrën në një miqësore festive. Përtej ngjyrimeve festive, trajneri Albert Bunjaku ka vlerësuar se, të premten, Kosova do ta ketë përballë Shqipërinë më të mirë të të gjitha kohërave dhe, për këtë arsye, ai dhe të zgjedhurit e tij do të synojnë fitoren.
Albert Bunjaku ka deklaruar se përfaqësuesja e Kosovës të premten do ta ketë përballë Shqipërinë më të mirë të të gjitha kohërave dhe, për këtë arsye, ai dhe të zgjedhurit e tij do të synojnë fitoren. Duke folur kur kanë mbetur edhe pak ditë nga përballja e dy përfaqësueseve shqiptare, trajneri ka theksuar se, sa i përket përzgjedhjes së lojtarëve të Kosovës, ai ka thënë se ka bërë përzgjedhjen më të mirë të mundshme.
I pyetur mbi strategjinë e lojës kundër Shqipërisë, Bunjaki ka deklaruar se ende nuk e ka vendosur plotësisht se cilën skemë do të zbatojë, ndërsa ka pohuar se pret ndryshime te Shqipëria krahasuar me atë kombëtare që luajti kundër Serbisë dhe Armenisë.
Lidhur me çështjen e lojtarëve, Bunjaku deklaroi se Kosova nuk mund ta mohojë ekzistencën e vet, por, sipas tij, Kosova dhe Shqipëria kanë lojtarë sa për 4 ekipe përfaqësuese, dhe se do të arrihet partneriteti që të ndahen lojtarët më të mirë te njëra kombëtare dhe tjetra.