Gjergj Vyshka 11.11.2015 09:45
Kombëtarja e basketbollit të femrave, e cila do të drejtohet nga Erdal Borova dhe Elvira Xhyra, dje ka nisur grumbullimin e saj për dy ndeshjet e para eliminatore të Kampionatit Evropian 2017.
Siç dihet Shqipëria ballafaqimin e saj të parë do ta ketë më 21 nëntor në ora 18:00 ndaj Italisë vendësë dhe pas katër ditësh do të jetë në vizitën e Podgoricës ndaj Malit të Zi në ora 20:30.
Ndërkohë në stërvitjen e parë të kombëtares së femrave, e cila grumbullohet pas plot katër vjetësh, ka qenë i pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Korab Llazani.
E në përgjithësi përzgjedhja është bërë mes lojtareve të Flamurtarit, Goga Basket, Tirana, Skënderbeu, Studenti, Kamza Basket. Sigurisht që mungojnë edhe emra të lojtareve që deri kanë mbajtur peshën në këtë përfaqësuese të tilla si Migena Plasa, Aida Palko, Karolina Kostallari etj, të cilat edhe për shkak të moshës së madhe duket se nuk janë preferuar në këtë përzgjedhje.
Deri më 20 nëntor, kohë në të cilën kombëtarja e femrave të Shqipërisë do të niset për në Itali, përfaqësuesja do të qëndrojë e grumbulluar në Tiranë, ndërsa do të punojë me dy seanca stërvitore në ditë në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”.
Kalendari i ndeshjeve të Shqipërisë në Evropian:
21 nëntor 2015 Itali – Shqipëri ora 18:00
25 nëntor 2015 Mali i Zi – Shqipëri ora 20:30
20 shkurt 2016 Britani e Madhe – Shqipëri
24 shkurt 2016 Shqipëri – Itali
19 nëntor 2016 Shqipëri – Mali i Zi
23 nëntor 2016 Shqipëri – Britani e Madhe
Lista e lojtareve të ekipit kombëtar:
Fabiola Përmeti (Goga Basket), Elektra Zykaj (Flamurtari), Ornela Lalaj (Studenti), Sara Gjoni (Tirana), Eliverta Bujari (Tirana), Gera Bujari (Tirana), Eli Papa (Skënderbeu), Edi Dishnica (Goga Basket), Edona Berranija (Vllaznia), Adelajde Aliaj (Tirana), Ingrid Dashja (Vllaznia), Dorina Mema (Studenti), Gridi Sokoli (Kamza Basket), Enxhi Xhanaj (Goga Basket), Enkeleda Llazar (Skënderbeu), Dorina Mehmeti (Goga Basket), Igena Qypi (Goga Basket), Artemida Myrto (Flamurtari)