Gjergj Vyshka 10.11.2015 17:05
Federata Shqiptare e Basketbollit ka zyrtarizuar të hënën në mbrëmje listën e lojtareve që trajneri i kombëtares së femrave, Erdal Borova, ka grumbulluar për dy ndeshjet e para kualifikuese të Evropianit.
Bëhet fjalë për dy ballafaqimet në transfertë, me Italinë më 21 nëntor në ora 18:00 dhe me Malin e Zi më 25 nëntor në ora 20:30. Grumbullimi i parë është bërë sot në ora 09:30 në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”.
Për t’i dhënë më tepër kohë përgatitjeje, ndonëse ajo është e shkurtër, Federata Shqiptare e Basketbollit ka vendosur që java e kampionatit e parashikuar në kalendar më 13-14 nëntor 2015, të zhvendoset më 25-26 dhjetor 2015.
Dhe në listën e kombëtares, me përjashtim të Elbasanit të vendit të fundit, Borova ka zgjedhur nga shtatë ekipet e tjera kryesisht lojtaret e momentit. Pritet që paraqitja së paku të jetë dinjitoze, ndërsa kombëtarja e femrave kthehet pas katër vjetësh në arenën ndërkombëtare.
Lista e basketbollisteve të grumbulluara për dy ndeshjet ndaj Italisë dhe Malit të Zi:
Fabiola Përmeti (Goga Basket), Elektra Zykaj (Flamurtari), Ornela Lalaj (Studenti), Enisa Semanjaku, Sara Gjoni (Tirana), Eliverta Bujari (Tirana), Gera Bujari (Tirana), Eli Papa (Skënderbeu), Edi Dishnica (Goga Basket), Edona Berranija (Vllaznia), Adelajde Aliaj (Tirana), Ingrid Dashja (Vllaznia), Dorina Mema (Studenti), Gridi Sokoli (Kamza Basket), Enxhi Xhanaj (Goga Basket), Enkeleda Llazar (Skënderbeu), Dorina Mehmeti (Goga Basket), Igena Qypi (Goga Basket), Artemida Myrto (Flamurtari)