Dervishaj: “Arena Kombëtare”, kosto 50 milionë €, ngrihet për 2 vjet (II) (Video)

Share Button

ABK-Arben-Dervishaj-tjeter-fare

AlbanianSport.com 10.11.2015 14:20

ASNN – Stadiumi i ri Kombëtar, i pagëzuar nga Kryeministri me emrin “Arena Kombëtare” gjatë festimeve të kualifikimit të përfaqësueses kuqezi për në “Euro 2016”, do të ketë 22,000 vende, do të kushtojë 45-50 milionë Euro dhe punimet për të do të nisin në janar.

Kështu ka deklaruar në një intervistë ekskluzive për AlbanianSport.com anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, Arben Dervishaj, i cili mbulon infrastrukturën sportive. Punimet për Stadiumin e ri kombëtar, i quajtur “Arena Kombëtare”, do nisin brenda janarit të vitit të ardhshëm.

Ndonëse në parim zgjedhja e parë është vendndodhja e Stadiumit aktual “Qemal Stafa”, Dervishaj nuk e ka hedhur poshtë mundësinë e një vendndodhjeje alternative. Dervishaj ka zbuluar edhe koston dhe afatet kohore për ngritjen e këtij stadiumi me kapacitet 22,000 vende.

AlbanianSport.com jua sjell në dy pjesë intervistën e tij dhe dje ishte pjesa e parë, ndërsa sot është pjesa e dytë.

 

… vijon nga dje

 

– Duke qenë se dolëm tek detajet, si do të ruhet fasada, a kemi shifra konkrete, sa mund të kushtojë ky stadium dhe, në afate kohorë, cila do të jetë kohëzgjatja, kur do të përfundojë, sepse ju e dini që është thënë më parë që do të përurohej një stadium në 100-vjetorin e Pavarsisë, por le të mos i hymë kësaj teme… pra ka një afat kohor konkret dhe a ka shifra reale sesa do të kushtojë ky stadium?

– Patjetër që ne kemi afate dhe kosto të përcaktuar. Kini parasysh që, ngandonjëherë politika, duke mos e pyetur teknikën, jep afate të cilat nuk qëndrojnë. Nuk është kollaj të bëhet një stadium. Mund t’jua ilustroj këtë me faktin se Stadiumit të Juventusit iu deshën 10 vjet për t’u ndërtuar, apo Stadiumi i ri i Milanit, të cilit i janë bërë letrat, i janë anuluar, i janë bërë prapa, sepse është një investim i madh. Sipas asaj që kemi parashikuar ne si Federatë, në “Arenën Kombëtare” flitet për një investim prej 45-50 milionë euro që do të kushtojë ky stadium. Dhe, më e rëndësishmja, nuk është ndërtimi, sepse vetë procesi i ndërtimit kërkon një afat maksimumi dy-vjeçar. Problemi është të arrihet të gjendet gjuha e përbashkët me këtë investitor që është afruar, në mënyrë që ne të fillojmë, sepse pastaj nuk ka problem. Të gjitha stadiumet në botë harxhojnë më shumë kohë deri në momentin që fillon zbatimi, sepse pastaj vetë zbatimi është një gjë shumë e thjeshtë. Ne kemi përllogaritur se, që nga momenti që nënshkruhet kontrata dhe nis prishja e stadiumit të vjetër, ne do të na duhen 2 vjet për të ndërtuar stadiumin e ri.

 

– Së fundi, në lidhje me prishjen e stadiumit, do të nisë ajo pas nënshkrimit të kontratës me konçesionarin apo do të nisë paraprakisht?

– Ne shpresojmë dhe jemi shumë optimistë që kjo marrëveshje do të mbyllet dhe mirë është që prishja e stadiumit të nisë pasi të kemi investitorin, sepse, përndryshe, nëse e prishim stadiumin, i bie që aty të lëmë një gërmadhë apo një gropë, dhe kjo do të jetë shumë e shëmtuar. Sapo të mbyllim marrëveshjen, ne do të nisim prishjen dhe unë besoj që këtë do ta bëjmë brenda afatit që ju thashë më lart, janarit të 2016-s. Sa i përket prishjes, duhet të sqaroj këtu që pjesa e fasadës dhe e tribunës së stadiumit aktual, që është pjesë e ansamblit monumental të asaj zone, i është kërkuar arkitektëve dhe projektuesve, siç do t’i kërkohet edhe konçesionarit, që ajo pjesë të ruhet, të mos dëmtohet dhe të ndërthuret me stadiumin e ri, pasi është pjesë e ansamblit monumental.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh