Gjergj Vyshka 10.11.2015 13:25
Armand Çullhaj, boksieri ynë profesionist, më 19 dhjetor 2015 do të ngjitet në ring, ndërsa do të ndeshet për titullin “International” të Gjermanisë në Ausburg. Sipas Çullhajit, kundërshtari ende nuk është vendosur, por do të mësohet këtë javë.
Gjithnjë sipas tij, bëhet fjalë për një mbrëmje të madhe boksi, e cila organizohet nga trajneri i Armand Çullhajt, Aleksandër Han. Armand Çullhaj është 25 vjeç, ndërsa në boksin profesionist ka 27 ndeshje prej të cilave 19 i ka të fituar (13 me KO), 5 i ka humbje, kurse 3 i ka barazime.
Ndeshjen e fundit e ka zhvilluar më 3 dhjeto 2015, teksa në Podujevë të Kosovës ka mundur me KO, Mate Berda. Pritet që ai të vazhdojë me sukseset edhe në Ausburg më 19 dhjetor 2015.