AlbanianSport.com 10.11.2015 10:40
ASNN – Duket se Ilir Daja ka kthyer momentet e mira për bardheblutë e kryeqytetit, të cilët kanë regjistruar 3 fitore në 3 ndeshjet e fundit, dy në Superiore dhe një në Kupë. Një sukses i tillë ka munguar në kampin bardheblu, duke pasur parasysh rezultatet negative në takimet e këtij sezoni dhe atij të kaluar. Në drejtimin e skuadrës së Tiranës, trajneri i ish-Dinamos dhe disa skuadrave të tjera në Superiore ka ndryshuar pozitivisht statistikat për 3 ndeshjet e fundit, me 7 gola të shënuar dhe 2 të pësuar. Mesa duket Ilir Daja, ka bërë kthesën e një sezoni tek bardheblutë, ku në 8 javët e para ekipi pati marrë vetëm 10 pikë, ndërsa nën drejtimin e tij, bardheblutë u ngjitën në vendin e pestë me 16 pikë.