Gjergj Vyshka 10.11.2015 09:45
Vëzhguesi ndërkombëtar i basketbollit shqiptar, Stavri Bello, të mërkurën do të jetë në ndeshjen e tij të dytë në Ligën Ballkanike. Pikërisht në Palestrën “Karagaçi” të Pejës, në ora 19:00, do të vëzhgojë ndeshjen mes skuadrës vendëse dhe bullgarëve të BC Levski 2014.
Në këtë ndeshje gjyqtarë do të jenë dy gjyqtarë nga Mali i Zi, Zdravko Rustesiç dhe Milosav Kaludjeroviç, si dhe boshnjaku Haris Bijediç. Duhet bërë e ditur që Bello ka qenë edhe në javën e parë të Ligës Ballkanike në ndeshjen mes Bashkimit të Prizrenit dhe Pejës, atje ku ka gjykuar edhe ndërkombëtari Ervin Koçi.