Gjergj Vyshka 14.10.2014 11:20
Katër boksierë tashmë janë gati për Kampionatin Evropian të Të Rinjve, i cili do të zhvillohet në Zagreb të Kroacisë, nga data 17, deri më 26 tetor.
Sipas drejtorit teknik të Federatës Shqiptare të Boksit, Mirgen Pero, bëhet fjalë për Rexhildo Zenelin, Krenar Zenelin, Jurgen Uldedajn dhe Erjon Muhjen.
Kurse trajnerë do të jenë 4, e më konkretisht Zef Gjoni, Jozef Sermi, Gëzim Zeneli dhe Sead Bushati.
Delegacioni do të drejtohet nga presidenti i Federatës Shqiptare të Boksit, Gjergji Leqejza, dhe sekretari i përgjithshëm, Edmond Kabashi.
“Ne shpresojmë në marrjen e medaljeve nga kjo veprimtari”, – ka përfunduar drejtori teknik i Federatës Shqiptare të Boksit, Mirgen Pero.