Gjergj Vyshka 09.11.2015 16:10
“Ka qenë e vështirë, kishte shumë presion. Goma e pasme ishte e shtrënguar dhe të them të drejtën nuk shihja asgjë. Sidomos pozicionet dhe xhirot e fundit. Kam kërkuar vetëm të përqendrohem dhe të garoj sa më fort të ishte e mundur”.
Kështu ka deklaruar në fund të garës Horge Lorenco, i cili ka fituar titullin e tij të pestë si kampion bote i motoçiklizmit, ndërsa e ka të tretin në kategorinë e më të mëdhenjve të cilindratave.
Dhe më pas ka shtuar: “Jamaha ka bërë një punë shumë të mirë derisa arrita të fitoj këtu në Spanjë”. Lorenco e pranon solidaritetin iberik, teksa thotë: “Markez e Pedroza kanë kuptuar që më duheshin shumë”.
“Të paktën, në një tip tjetër gare mund të rrezikoja më shumë nëse do t’i parakaloja. Përkundrazi nuk ka ndodhur”, – ka përfunduar kampioni i botës në Moto GP, Horge Lorenco.