Dervishaj: “Arena Kombëtare”, FSHF nuk ka plan B larg “Qemal Stafës” (I) (Video)

Share Button

ABK-Arben-Dervishaj-tjeter

AlbanianSport.com 09.11.2015 09:45

ASNN – Stadiumi i ri Kombëtar, i pagëzuar nga Kryeministri  me emrin “Arena Kombëtare” gjatë festimeve të kualifikimit të përfaqësueses kuqezi për në “Euro 2016”, do të ketë 22,000 vende, do të kushtojë 45-50 milionë Euro dhe punimet për të do të nisin në janar.

Kështu ka deklaruar në një intervistë ekskluzive për AlbanianSport.com anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, Arben Dervishaj, i cili mbulon infrastrukturën sportive. Punimet për Stadiumin e ri kombëtar, i quajtur “Arena Kombëtare”, do nisin brenda janarit të vitit të ardhshëm.

Ndonëse në parim zgjedhja e parë është vendndodhja e Stadiumit aktual “Qemal Stafa”, Dervishaj nuk e ka hedhur poshtë mundësinë e një vendndodhjeje alternative. Dervishaj ka zbuluar edhe koston dhe afatet kohore për ngritjen e këtij stadiumi me kapacitet 22,000 vende.

AlbanianSport.com jua sjell në dy pjesë intervistën e tij dhe sot është pjesa e parë, ndërsa nesër pjesa e dytë.

 

– Çështja e stadiumeve është rihapur me Stadiumin e Shkodrës, por edhe me “Arenën Kombëtare”, sidomos pas asaj që Kryeministri Rama premtoi në pritjen e Kombëtares pas kualifikimit për në “Euro 2016”. Në momentin që flasim, në cilën fazë janë gjërat me ndërtimin e Stadiumit “Arena Kombëtare” në kryeqytet?

– Stadiumi “Arena Kombëtare”, ose më saktë Stadiumi aktual “Qemal Stafa”, do të prishet dhe në vend të tij të ndërtohet një stadium i ri dhe vendimi për këtë çështje është marrë tashmë. Kemi patur disa vonesa në këtë projekt në lidhje me gjetjen e investitorit, por në momentin që flasim, jemi pranë gjetjes së këtij investitori nëpërmjet një marrëveshjeje konçesionare, i cili ka marrë përsipër ndërtimin e Stadiumit të ri, “Arena Kombëtare”. Në këtë moment jemi në diskutimin e disa pikave për të cilat palët duhet të bien dakord dhe, sipas parashikimeve që ne kemi bërë, në muajin janar, në fillimin apo fundin e atij muaji, ne do të nisim shembjen e stadiumit të vjetër dhe, gjatë kohës që do të vazhdojë ky proces, do të sqarohen edhe pikat e mbetura për t’u sheshuar, por, njëkohësisht do të vazhdojë edhe përpilimi i projektit të stadiumit të ri. Pra do të bëhet zbërthimi i projektit, i cili, siç e kemi thënë, është projekti i hartuar nga kompania italiane, duke qenë se ata kanë të drejtën e autorit, ne do t’ua blejmë atë projekt dhe ta zhvillojmë po ne projektin e këtij stadiumi.

 

– A ka Federata Shqiptare e Futbollit një “plan B”, pra, është diskutuar ndonjëherë ideja që, nëse nuk do të prishet “Qemal Stafa”, do të ndërtohet një stadium i ri përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, apo përgjatë rrugës që të çon në aeroportin e Rinasit, me qëllim shfrytëzimin e një hapësire më të madhe dhe për të krijuar mjedise më komode?

– Ndërtimi i një stadiumi midis Tiranës dhe Durrësit është diskutuar edhe më parë dhe nuk është një ide e keqe, po ta marrim në aspektin e të mirës së kryeqytetit. Por, nëse është Federata ajo që do të ndërtojë dhe do ta japë me konçesion, ne mendojmë që ky vend, pra aty ku ndodhet aktualisht Stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa”, është vendi më i përshtatshëm edhe për arsye fizibiliteti. Nëse Stadiumin do ta ndërtojë qeveria, atëherë ajo mund ta bëjë atë atje, sepse, nëse ne do të ndërtojmë një stadium në periferi të Tiranës apo midis kryeqytetit dhe Durrësit, atëherë duhet ngritur edhe e gjithë infrastruktura që do të bëjë transportin e tifozëve drejt dhe nga stadiumi, dhe, në këtë rast, kostot janë shumë të mëdha dhe Federata nuk mund t’i përballojë këto kosto. Nëse qeveria e ka këtë ide, ne do ta mbështetnim, por, ne si FSHF nuk e kemi këtë si “plan B”. Ne si Federatë, në bashkëpunim me qeverinë kemi ndërtuar “Elbasan Arenën”, ku luan sot Kombëtarja, por rindërtojmë Stadiumin e Shkodrës, të cilit do t’i rritet kapaciteti, dhe tashmë presim të ndërtojmë “Arenën Kombëtare” në Tiranë, në të njëjtin vendin ku është Stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa”, duke ndërtuar një stadium shumë më modern dhe shumë më të pranueshëm për vetë qytetin, sepse stadiumi aktual, ashtu siç është hëpërhë, duke lënë mënjanë fasadën, që është monument kulture, pjesa tjetër është një pjesë të cilës nuk kemi se çfarë note t’i vëmë, sepse është një gjë jashtëzakonisht shumë e shëmtuar. Ne do të bëjmë një stadium, që do të jetë diçka e re në arkitekturë, një risi për atë zonë.

 

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh