AlbanianSport.com 08.11.2016 20:55
ASNN – Saktësisht 77 minuta ka zgjatur ndeshja e javës së dytë në kampionatin kombëtar të volejbollit për meshkuj mes Skënderbeut dhe Tiranës, takim që duhet thënë se ka qenë i bukur vetëm në dy setet e para. Ndërkohë që Tirana në fund arrin të fitojë në një ndeshje në të cilën e ka merituar suksesin.
Skënderbeu në vetëm dy javë kampionat pëson dy humbje radhazi duke treguar një start të dobët. Pas humbjes në Durrës ndaj Teutës në javën e parë, vjen kjo humbje e dytë në shtëpi ndaj bardhebluve, por ndryshe nga ndeshja e parë ku nuk fituan asnjë set, dje korçarët të paktën kanë fituar setin premierë të sezonit.
Seti i parë ka qenë i mirë për miqtë, që udhëheqin nga fillimi deri në fund dhe fitojnë 17-25. I dyti ka qenë rivalizues nga fillimi në fund, teksa u deshën edhe pikët shtesë për të zgjidhur fituesin. 27-25 do të fitonin korçarët e trajnerit Prifti këtë set dhe shifrat barazohen në 1-1.
U duk se Skënderbeu do të mund të rivalizonte në vazhdim, por ndodh e kundërta. Janë bardheblutë që fitojnë pa problem setin e tretë 13-25 dhe në setin e katërt gjithçka mbyllet me 20-25 dhe krejt ndeshjen 1-3.
Skënderbeu – Tirana 1-3
(17-25, 27-25, 13-25, 20-25)
Skënderbeu: Haxhillari, Sejati, Drinazi, Caci, Ndardhari, Pira, Muska / Dhimitri, Beqiraj, Shëllira, Jatagani, Shishi. Trajner: A. Prifti
Tirana: Ferhati, Ndoni, Xhabrahimi, Pepa, Xhija, Batalli, Lundra / Rama, Kule, Kupi, Kasëmi. Trajner: I. Koja
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
Java e dytë
(7 nëntor 2015)
Elbasani – Vllaznia 1-3
Skënderbeu – Tirana 1-3
Studenti – Teuta 3-0
Farka Volej pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Tirana 2 2 0 6-1 6
- Farka Volej 1 1 0 3-0 3
- Studenti 1 1 0 3-0 3
- Teuta 2 1 1 3-3 3
- Vllaznia 2 1 1 3-4 3
- Elbasani 2 0 2 1-6 0
- Skënderbeu 2 0 2 1-6 0