AlbanianSport.com 08.11.2016 19:35
ASNN – Skënderbeu, në basketboll për femra, dje i është rikthyer fitores në shtëpi, teksa ka mundur Kamza Basketin me rezultatin 64-58 dhe pas kësaj fitoreje është ngjitur në vendin e katërt në renditje.
Një fitore që në fakt nuk mund të quhet e lehtë edhe për atë se 10 minutat e para kanë nisur jo mirë për vajzat e trajnerit Emil Papa, që lëshojnë disi dhe nuk janë të sakta në gjuajtjet për tre pikë.
Kjo ka bërë që Kamza Basket të fitojë periodën e parë të ndeshjes 16-17. 10 minutat e dyta kanë bërë që vendaset të zgjohen, ndërkohë që Llazar dhe Gjika janë protagoniste dhe bëjnë që pas 20 minutash lojë Skënderbeu ta shikojë veten në epërsinë 36-30.
Pas pushimit pritej që korçaret të thellonin diferencën, por Kamza Basket luan më mirë dhe arrin ta fitojë pjesën e tretë 6-11 e rezultati ngushtohet në 42-41. Gjithçka është vendosur vetëm në dy minutat e fundit.
Skënderbeu tregohet më i saktë dhe arrin ta fitojë edhe këtë pjesë dhe fiton të gjithë ndeshjen 64-58.
Skënderbeu – Kamza Basket 64-58
(16-17, 20-13, 6-11, 22-17)
Skënderbeu: El. Papa, Doja, Llazar, S. Papa, Gjika / Toska, Pëllumbi, Aliu, Haris, Shallo, Jahollari, Hysenllari. Trajner: Em. Papa
Kamza Basket: Sokoli, Vata, Maca, Oruçi, Memçaj / Ymeri, Bakalli, Sinani, Hoxha, Merdani, Bezati, Kuçi. Trajner: E. Karaj
Gjyqtarë: A. Dulçe, E. Tiko (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e 6-të
(6-7 nëntor 2015)
Të premten:
Studenti – Elbasani 68-55
Të shtunën:
Goga Basket – Tirana 73-67
Flamurtari – Vllaznia 86-78
Skënderbeu – Kamza Basket 64-58
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Flamurtari 6 6 0 481-340 12
- Goga Basket 6 5 1 434-365 11
- Tirana 6 4 2 419-388 10
- Skënderbeu 6 3 3 401-408 9
- Studenti 6 3 3 355-410 9
- Vllaznia 6 2 4 399-408 8
- Kamza Basket 6 1 5 262-326 7
- Elbasani 6 0 6 283-389 6