AlbanianSport.com 08.11.2016 16:55
ASNN – Elbasani u mund nga Vllaznia në volejboll për meshkuj 3-1, në një ndeshje ku shkodranët u treguan më të saktë në lojën e tyre, edhe pse elbasanasit bënë të pamundurën për të dalë të fituar.
Dy setet e para përfunduan në favor të shkodranëve, të cilët i fituan ato përkatësisht 18-25 dhe 22-25. Por, në setin e tretë, vendasit reagojnë dhe tregohen më të saktë, duke fituar 25-23.
Mirëpo në të katërtin janë sërish miqtë që fitojnë, kësaj here 21-25 dhe krejt takimin me rezultatin e përgjithshëm 3-1.
ELBASANI – VLLAZNIA 1-3
(18-25, 22-25, 25-23, 21-25)
ELBASANI: Çeta, Kallajxhiu, Çullhaj, Agushi, Daka, Gajdi / Biba, Uçaj, Muka.Trajner: F. Lushnjari
VLLAZNIA: Miloti, Jukni, N. Qafarena, R. Kola, Taflaj, Çekini, Rrashketa / A. Qafarena, Lleshi, Preka, Gjorkaj, K. Kola. Trajner: A. Kalaja
GJYQTARË: E. Zguri, R. Mujo (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
Java e dytë
(7 nëntor 2015)
Elbasani – Vllaznia 1-3
Skënderbeu – Tirana 1-3
Studenti – Teuta 3-0
Farka Volej pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Tirana 2 2 0 6-1 6
- Farka Volej 1 1 0 3-0 3
- Studenti 1 1 0 3-0 3
- Teuta 2 1 1 3-3 3
- Vllaznia 2 1 1 3-4 3
- Elbasani 2 0 2 1-6 0
- Skënderbeu 2 0 2 1-6 0