AlbanianSport.com 08.11.2016 08:15
ASNN – Pas përfundimit të ndeshjeve të javës së dytë të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Femra, është një tresh rivalesh në krye të renditjes, duke udhëhequr me 6 pikë të plota. Kampionia në fuqi, Barleti Volej, Tirana e Partizani, tri skuadra kryeqytetase, kanë fituar sot në kampionat, ndërkohë që Skënderbeu i ndjek pas, me një pikë më pak.
Skuadra kampione e Barleti Volley korri suksesin e dytë në kampionat, duke mposhtur me lehtësi 3-0 Flamurtarin, në një ndeshje mes dy ekipesh në skajet e ndryshme të renditjes e me objektiva të ndryshëm. Me të njëjtën “monedhë” përgjigjet edhe Tirana, që fitoi 3-0 në Durrës ndaj Teutës vendase.
Në Shkodër, skuadra mike e Skënderbeut mposhti Vllazninë me rezultatin 3-2, në një ndeshje ku korçaret mund të kishin dalë edhe me tri pikë të plota. Jashtë fushe ka korrur fitore edhe Partizani, në suksesin e dytë sezonal, duke mundur 3-1 Elbasanin në fushën e këtij të fundit. Një fitore me përmbysje e ekipit të kuq, që rikuperoi pas disavantazhit të setit të parë, duke korrur suksesin e dytë sezonal.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A1
Java e dytë
(7 nëntor 2015)
Barleti Volej – Flamurtari 3-0
Teuta – Tirana 0-3
Vllaznia – Skënderbeu 2-3
Elbasani – Partizani 1-3
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Barleti Volej 2 2 0 6-0 6
- Tirana 2 2 0 6-0 6
- Partizani 2 2 0 6-1 6
- Skënderbeu 2 2 0 6-2 5
- Vllaznia 2 0 2 2-6 1
- Elbasani 2 0 2 1-6 0
- Flamurtari 2 0 2 0-6 0
- Teuta 2 0 2 0-6 0