Nën-17-vjeçarët / Shqipëria, e 3-ta, kualifikohet Austria & Norvegjia

Share Button

U-17-Shqiperi-finlande-0-0-Bregasi

Gjergj Vyshka 14.10.2014 08:05

Shqipëria e Nën-17-vjecarëve e ka mbyllur me fitore “Elitë Raund” zhvilluar në dy qytete, Korçë dhe Pogradec. Fitorja e djeshme 5-1 mund të konsiderohet e thellë për tanët, por që vlen thjesht sa për statistikë, pasi që pas ditës së dytë, me dy humbje radhazi, kuqezinjtë e drejtuar nga Mustedanagiç i kishin thënë lamtumirë kualifikimit për më tej.

Në fakt dje kuqezinjtë e vegjël ishin më të çliruar dhe kanë zhvilluar një ndeshje vërtet të mirë që, nëse do të kishin luajtur në këtë mënyrë edhe ndaj Austrisë, apo Norvegjisë, sot do ta shikonim më lart kombëtaren e 17-vjecarëve. Me lojën e zhvilluar dje në stadiumin “Skënderbeu”, mund të themi pa frikë që Shqipëria duhet të kishte fituar edhe më thellë, duke humbur shumë raste të pastra për shënim.

Në fund të ditës së djeshme dhe me fitoren 5-1, kuqezinjtë janë renditur përfundimisht në vendin e tretë, duke lënë prapa vetëm San Marinon që ishte skuadra më e dobët e grupit. Në takimin tjetër, Austria ka mundur Norvegjinë 2-0, duke marrë kreun e renditjes së grupit, por rezultati ka vetëm rëndësi statistikore, pasi të dyja skuadrat janë kualifikuar për në turin tjetër.

 

Shqipëri – San Marino                     5-1

Shënues: Pepsi 24’, 62’, Dhamo 53’, 73’,

Zeka 70’ / C. Gati 71’

 

Shqipëria: Selmani, Maloku, Kumanova, Sykaj, Pepsi, Hebaj (Berisha 59’), Kote, Hajrulla (Dhamo 33’), Domi (Zeka 30’), Poçi, Abara. Trajner: Xh. Mustedanagiç.

San Marino: Xhiulianeli (Markoni 66’), Çevoli, Korbeli (Raski 74’), Fortunati, Gasperoni, C. Gati, Xhorxhini, Mikeloti, Mularoni, Kuaranta, Sopranci (F. Gati 50’). Trajner: S. Fioriano.

Gjyqtarë: A. Aleksandrov, T. Samat (Kazakistan), P. Jan (R. Çeke)

Kartonë të verdhë: Hajrulla, Zeka / Karanta, Sopranci

 

Norvegji – Austri                    0-2

Shënues: Jakupoviç 60’, Filipi 64’

 

Norvegjia: Hog, Braten, Barstad, Sandrakumar, Bredeli, Hanson (Sande 75’), Hou Saeter, Ajer, Helmersen, Antonsen (Gradem 40’+1), Stensbi (Fjellberg 59’). Trajner: E. Jonsen.

Austria: Ehman, Augustin, Skrbiç (Basara 40’), Hojtcinger, Jakupoviç (Shmidt 79’), Opong, Filip, Omeroviç, Helman (Fridrih 40’+1), Prirsh, Lovriç. Trajner: M. Zak

Gjyqtarë: O. Derdo, M. Ços (Ukrainë), Gj. Bori (Shqipëri)

Kartonë të verdhë: Sandrakumar, Ajer, Gradem / Opong

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Nën-17-vjeçarët / Shqipëria fiton 3-2 me përmbysje ndaj Polonisë

(Video) Nën-17-vjeçarët / Shqipëria fiton 3-2 me përmbysje ndaj Polonisë

AlbanianSport.com 15/11/2024 17:50 ASNN – Miqësoret e moshave, Shqipëria e Nën-17-vjeçarëve fiton

Nën-17-vjeçarët / Kuqezinjtë e Tedeskos, gati për testin e parë polak

Nën-17-vjeçarët / Kuqezinjtë e Tedeskos, gati për testin e parë polak

AlbanianSport.com 14/11/2024 19:25 ASNN – Kombëtarja  e Nën-17-vjeçarëve, të premten në testin

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:55 ASNN – “Trego talentin tënd”, përzgjedhjet me futbollistët e vitlindjes

FSHF / Në maj të 2024-ës, përzgjedhje talentesh në SHBA & Kanada

FSHF / Në maj të 2024-ës, përzgjedhje talentesh në SHBA & Kanada

AlbanianSport.com 13/03/2024 17:30 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) do të organizojë për të dytin

Futboll – Femra / “UEFA Development”, Nën-16-vjeçaret e nisin me humbje

Futboll – Femra / “UEFA Development”, Nën-16-vjeçaret e nisin me humbje

AlbanianSport.com 11/03/2024 17:10 “UEFA Development” për Nën-16-vjeçaret, Shqipëria luan ndeshjen

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh