AlbanianSport.com 14.10.2014 07:00
ASNN – Holanda është mundur nga Islanda me rezultatin 2-0, ndërsa Kroacia kalon me një goleadë Azerbajxhanin në ndeshjet e vlefshme për eliminatoret e evropianin Francë 2016. Në ndeshjet e tjera, Norvegjia ka fituar 2-1 me Bullgarinë, ndërsa Bosnjë-Hercegovina nuk ka shkuar më shumë se një barazim me Belgjikën.
Holanda është në krizë. Vetëm pak ditë nga humbja me Republikën Çeke, portokallinjtë munden edhe në Rejkjavik nga Islanda me rezultatin 2-0, në ndeshjet e treta në grupe të vlefshme për Eliminatoret e Evropianit “Francë 2016”. Heroi i takimin ishte Sigurdson që realizon të dy golat e vendasve.
Goli i parë realizohet me 11-metërsh. Ndërhyrje e parregullt e De Vrijit brenda zonës dhe 11-metërshin e kthen në gol Sigurdson. Holanda është në vështirësi dhe islandezët dyfishojnë rezultatin sërish me Sigurdsonin. Pas këtij rezultati Islanda kryeson grupin A me 9 pikë të plota së bashku me Republikën Çeke.
Kjo e fundit ka mundur Kazakistanin me rezultatin 4-2. Po për këtë grup, Letonia ka barazuar 1-1 me Turqinë. Në grupin B, Bosnjë-Hercegovina ka barazuar 1-1 me Belgjikën falë golave të realizuar përkatësisht nga Xheko dhe Naingolan. Uellsi ka fituar 2-1 me Qipron, ndërsa Andora mundet në fushën e vet 1-4 nga Izraeli.
Në grupin H, Kroacia ka fituar me rezultatin e thellë 6-0 me Azerbajxhanin, Norvegjia fiton 2-1 me Bullgarinë dhe Italia fiton 1-0 me Maltën. Kroacia dhe Italia, kryesojnë grupin H me 9 pikë të plota.