AlbanianSport.com 01.11.2016 19:45
ASNN – Kampionet e Barleti Volej mposhtën Elbasanin 3-0 me sete. Në të parin kryeqytetaset kanë fituar 19-25, duke pasur disi edhe rivalitet në pikë. Në setin e dytë fitoi sërish skuadra mike, kësaj here më thellë, 12-25. Edhe seti i tretë nuk pati histori, pasi elbasanaset nuk i bënë dot ballë dhe u mundën 16-25, dhe krejt takimi përfundoi 0-3 me sete.
Kështu, Barleti Volej e ka nisur sezonin si kampione, teksa në javën e parë të kampionatit ka triumfuar në pallatin e sportit “Tomorr Sinani” duke fituar 3-0 ndaj Elbasanit vendës. Duhet theksuar dominimi i mikeshave në këtë ndeshje, të cilat për asnjë moment nuk e vunë në diskutim fitoren. Seti i parë u mbyll 19-25. Edhe në të dytën nuk pati shumë histori, sepse e fituan sërish mikeshat 12-25.
Sfida u mbyll shumë shpejt vetëm me tre sete, sepse edhe në të tretin fituan përsëri kryeqytetaset, kësaj here 16-25. Dhe përfundimisht 3-0.
ELBASANI – BARLETI VOLEJ 0-3
(19-25, 12-25, 16-25)
ELBASANI: Kokuja, Zhorda, Garunja, Shabani, Faqolli, Kamolli / Bozhiqi, Kulla, Salla, Cërriku. Trajnere: R. Garunja
BARLETI VOLEJ: Xheka, Bici, Tuci, Hasku, Thaka, Picaku, Xhelilaj / Shabaku, Zeqirllari, Brati, Uka, Fagu. Trajner: H. Gurabardhi
GJYQTARË: R. Muja (Tiranë), A. Nurja (Lushnjë)
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A1
Java e parë
(31 tetor 2015)
Elbasani – Barleti Volej 0-3
Partizani – Vllaznia 3-0
Skënderbeu – Teuta 3-0
Tirana – Flamurtari 3-0
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Barleti Volej 1 1 0 3-0 3
- Partizani 1 1 0 3-0 3
- Skënderbeu 1 1 0 3-0 3
- Tirana 1 1 0 3-0 3
- Elbasani 1 0 1 0-3 0
- Flamurtari 1 0 1 0-3 0
- Teuta 1 0 1 0-3 0
- Vllaznia 1 0 1 0-3 0