AlbanianSport.com 01.11.2016 18:25
Presioni ndaj kreut të renditjes së Kategorisë së Parë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Femra, Flamurtari, vjen edhe nga Tirana e trajnerit Erdal Borova që arriti fitoren e katërt në këto 5 javë të para.
Bardheblutë likuiduan dje Elbasanin me rezultatin e përgjithshëm, 86-66 (18-23, 18-10, 32-13, 18-20). Tirana nuk e ka ndalur hapin e saj në basketboll për femra, teksa dje në mesditë ka fituar në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” një diferencë prej 20 pikësh.
Mirëpo nisja e bardhebluve nuk ka qenë e mirë, në kushtet kur mikeshat kanë fituar pjesën e parë 18-23. Vetëm pasi kanë bërë kthesën në pjesën e dytë, të cilën e kanë fituar 18-10, dhe sidomos në të tretën, 32-13, janë bindur që janë fituese të kësaj ndeshje.
Sepse rezultati tashmë fliste për ta 68-43. Edhe pse elbasanaset kanë fituar pjesën e katërt 18-20, sërish fitorja është e Tiranës, 86-66, që vazhdon të bëjë gjithçka mirë që nga java e dytë e këtij sezoni.
Tirana – Elbasani 86-66
(18-23, 18-10, 32-13, 18-20)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e 5-të
(30-31 tetor 2015)
Të premten:
Kamza Basket – Flamurtari 54-62
Të shtunën:
Tirana – Elbasani 86-66
Vllaznia – Goga Basket 56-75
Skënderbeu – Studenti 57-72
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Flamurtari 5 5 0 395-262 10
- Goga Basket 5 4 1 359-298 9
- Tirana 5 4 1 352-315 9
- Vllaznia 5 2 3 321-320 7
- Skënderbeu 5 2 3 337-350 7
- Studenti 5 2 3 287-355 7
- Kamza Basket 5 1 4 204-252 6
- Elbasani 5 0 5 228-321 5