Gjergj Vyshka 01.11.2015 16:55
Tirana i ka ndalur hovin Vllaznisë në basketboll për meshkuj, teksa mbrëmë ka triumfuar në Sallën Sportiver “Fahrie Hoti”, të vlefshëm për javën e 4-t të nivelit të dytë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që njihet si Kategoria e Parë.
Humbja e parë në kampionat për Vllazninë në basketboll për meshkuj, që dje u mposht 73-68 nga Tirana, sfidë e luajtur në kryeqytet. Një fitore e vështirë, por e merituar e skuadrës bardheblu, që konfirmohet pretendente për titull.
Një pjesë e parë e shkëlqyer e bardhebluve, të cilët kanë fituar 20-12 dhe më pas kontroll i kësaj epërsie. Vllaznia përpiqet të përmbysë, ndërsa e ka fituar pjesën e dytë 15-19 dhe në total 35-31 për Tiranën.
Shkodranët kanë fituar edhe të tretën 19-21, ndërsa bardheblutë kryesojnë me 54-52. Dhe vetëm në pjesën e fundit, të cilën Tirana e ka fituar 19-16, gjithçka ka qenë në favorin e bardhebluve, 73-68.
TIRANA – VLLAZNIA 73-68
(20-12, 16-19, 19-21, 18-16)
TIRANA: Vogli, Mara, Gjonaj, Haxhi, Jani, Vaqarri, Lasku, Gjyzeli, Lilaj, Huqi, Coco. Trajner: R. Avrami
VLLAZNIA: Tinaj, Reshketa, Ndoja, Shabani, Berdica, Arra, Taraboshi, Do.Lekndreaj, Da.Lekndreaj, Faslija, Huti, Shaqiri. Trajner: B.Gjeçaj
GJYQTARË: G.Cici, E.Hoxhaj, G.Hoxha
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e katërt
(30-31 tetor 2015)
Të premten:
Kamza Basket – Flamurtari 80-51
Të shtunën:
Teuta – Partizani 76-67
Tirana – Vllaznia 73-68
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Kamza Basket 4 3 1 310-223 7
- Vllaznia 4 3 1 286-263 7
- Tirana 4 3 1 303-291 7
- Teuta 4 2 2 301-288 6
- Flamurtari 4 1 3 254-312 5
- Partizani 4 0 4 230-307 4